Litmanen i përjetshëm, kthehet në fushë 55 vjeç. Do të luajë me dy djemtë e tij

Litmanen i përjetshëm, kthehet në fushë 55 vjeç. Do të luajë me dy djemtë e tij

9 Prill 2026 10:23 Alfred Lleshi Në moshën 55-vjeçare, Jari Litmanen vazhdon të shkruajë historinë e tij. Ish-fantazisti finlandez, simbol i Ajax, protagonist edhe me Barcelona e Liverpool, ka vendosur të rikthehet në fushë pas 14 vitesh nga tërheqja. Ai do të luajë në Estoni me Kalev Tallinn, klub i qytetit ku jeton, duke ndarë skuadrën me djemtë e tij. Një zgjedhje që shkon përtej sportit. Në fakt, ai ishte aktivizuar edhe në tetor për një emergjencë, por tani rikthimi është zyrtar për të gjithë sezonin. Vetë Litmanen shpjegoi: “Papritur u gjendën me pak lojtarë dhe, duke qenë se po stërvitesha, trajneri më pyeti nëse mund të bashkohesha për t’i ndihmuar si lojtar shtesë”. I konsideruar lojtari më i madh finlandez, ai shkëlqeu me Ajax-in...