Lista/ Kolo Muani ftohet sërish në radhët e Francës
Kur po afrojnë ndeshjet e “play-ooff”-it në eliminatoret e Botërorit dhe kur FIFA ka planifikuar duele të ekipeve kombëtare në këtë periudhë, skuadrat zbardhin edhe listën e lojtarëve të tyre për fundmarsin. Ndërkohë, Randal Kolo Muani ka fituar tjetër rast te Franca dhe synon që ta shfrytëzojë atë për të bërë vend për Kupën e Botës që organizohet në këtë verë. Përzgjedhësi Didier Deshamps e publikoi të enjten listën me 27 futbollistë për miqësoret e këtij muaji ndaj Brazilit dhe Kolumbisë. Për shkak se Bradley Barkola vuan nga një lëndim në nyjën e këmbës, përzgjedhësi Deschamps vendosi në sulm për Kolo Muanin dhe Maghnes Akliouchen. Deshamps ka thënë se listën finale me emra për Kupën e Botës, do ta publikojë më 13 maj. Kolo Muani...
Burimi:
sot.com.al