“Like” i Sergio Ramos ndez ëndrrat e tifozëve të Milanit; “a është vërtet profili i tij?”
14 Mars 2026 9:14 Alfred Lleshi Mjafton shumë pak për të ndezur merkaton, në epokën e rrjeteve sociale edhe një “like” mund të vlejë më shumë se qindra fjalë. Kjo është ajo që po ndodh me Sergio Ramos, mbrojtësin legjendar spanjoll me një karrierë të mbushur me trofe dhe Champions League. Pasi ishte i pranishëm në “San Siro” për derbin e Milanos, ai ka ndezur ambientin kuqezi me një “like” në Instagram. Ramos ka pëlqyer postimin e “MilanNews24” që fliste për një transferim të mundshëm të tij te Milani. Ky gjest ka mjaftuar për të entuziazmuar tifozët kuqezinj, të cilët në rrjetet sociale pyesnin: “A është vërtet profili i tij?” Spanjolli, që në fund të muajit do të mbushë 40 vjeç, ndoqi derbin nga afër...
Burimi:
telesport.al