Liga Unike/ Teuta e Besëlidhja fitojnë në tavolinë, garë e hapur për dy vende në Grupin B

Liga Unike/ Teuta e Besëlidhja fitojnë në tavolinë, garë e hapur për dy vende në Grupin B

Janë luyajtur takimet e raundit të 6-të të Ligës Unike në basketboll për meshkuj. Këto janë takimet e fundit për Grupin A, ndërsa për Grupin B ka ende edhe një javë për t’u zhvilluar. Në Grupin A, të dyja ndeshjet nuk janë luajtur, pasi ekipet kosovare të Vëllaznimi dhe Borës nuk kanë marrë përsipër pjesëmarrjen. Për pasojë, Besëlidhja dhe Teuta i kanë fituar këto ndeshje 20-0 në tavolinë, duke u kualifikuar më tej. Në Grupin B, gjithçka është e hapur për sa i përket kualifikimit me të katërta skuadrat që janë ende në garë. Apolonia u mund 92-70 në Fier nga Peja, ndërsa Golden Eagle Ylli mundi 80-59 Vllazninë. Liga Unike-Meshkuj, Grupi A (java 6) Bora – Teuta, 0-20 Besëlidhja – Vëllaznimi, 20-0 Renditja: Besëlidhja...