Liga Unike Femra/ Flamurtari fiton pa probleme ndaj Tiranës, tjetër zhgënjim për Partizanin
25 Shkurt 2026 9:20 Telesport Janë luajtur ndeshjet e radhës së Ligës Unike në basketboll për femra, një turne mbarëkombëtar mes ekipeve nga Shqipëria e Kosova. Flamurtari duket i pandalshëm këtë sezon, duke triumfuar 94-68 në “Fahrie Hoti” ndaj Tiranës. Një ndeshje e dominuar nga vlonjatet, që u shkëputën që në periodën e parë dhe e ruajtën epërsinë deri në fund. Në Pejë, skuadra vendase fitoi 97-79 ndaj Partizanit, që thuajse është i eliminuar nga turneu. Epërsia e skuadrës kosovare ishte e ndjeshme, që e meritoi fitoren. Liga Unike-Femra, Tirana – Flamurtari, 68-94 Prishtina – Bashkimi, 45-74 Peja – Partizani, 97-79
Burimi:
telesport.al