Liga Unike: Besëlidhja skuadra e vetme e Superligës në “final four”, koshavarazhi lë jashtë Vllazninë e Apoloninë

Liga Unike: Besëlidhja skuadra e vetme e Superligës në “final four”, koshavarazhi lë jashtë Vllazninë e Apoloninë

20 Mars 2026 10:05 Telesport Janë luajtur ndeshjet e fundit të sezonit të rregullt të Ligës Unike në basketboll për meshkuj, që kanë përcaktuar edhe 4 ekipet që shkojnë në “final four”. Pas Besëlidhjes dhe Vëllaznimit nga Grupi A kanë prerë një biletë edhe Peja e Golden Eagle Ylli nga Grupi B. Këto dy të fundit u kualifikuan falë koshavarazhit më të mirë, duke lënë jashtë gare Vllazninë dhe Apoloninë. Interesant fakti se të katërta skuadrat e Grupit B e mbyllën me nga 9 pikë, me nga tri fitore e tri humbje secila dhe gjithcka u vendos nga koshavarazhi. Në përballjet e fundit, Vllaznia fitoi 76-72 ndaj Pejës, por kjo s’mjaftoi për t’u kualifikuar, ndërsa Apolonia u mund 96-61 nga Peja. Kështu, në finalet që...