Liga e Kombeve, Shqipëria në vazon e parë. Kundërshtarët e mundshëm
Kombëtarja shqiptare do të mësojë kundërshtarët e saj në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve më 12 shkurt, kur në Bruksel do të hidhet shorti zyrtar i kompeticionit. Shqipëria bën pjesë në Ligën C dhe është pozicionuar në Vazon 1, së bashku me Islandën, Malin e Zi dhe Kazakistanin. Sipas ndarjes së vazove, Kombëtarja shqiptare mund të përballet me ekipe nga: • Vazo 2: Finlanda, Sllovakia, Bullgaria, Armenia • Vazo 3: Bjellorusia, Ishujt Faroe, Qipro, Estonia • Vazo 4: Letonia/Gjibraltari, Luksemburgu/Malta, Moldavia, San Marino Shorti i 12 shkurtit do të përcaktojë përbërjen e grupeve dhe rrugëtimin e Shqipërisë në këtë edicion të Ligës së Kombeve, një kompeticion i rëndësishëm për ecurinë ndërkombëtare të ekipit kuqezi.
Burimi:
javanews.al