Liga e Kombeve, Shqipëria këtë vit do të luajë në C, por në vazon e parë
Referuar analizës që bëjnë mediat sportive, bazuar në të dhënat e UEFA-s por edhe statistikave që disponon përfaqësuesja kuqezi, Shqipëria do të marrë pjesë në Ligën C të edicionit 2026/27 të “UEFA Nations League”, teksa është pozicionuar në vazon e parë për shortin e fazës së grupeve. Shorti zyrtar do të hidhet më 12 shkurt në Bruksel, ndërsa tashmë është bërë e ditur ndarja e vazove. Pozicionimi në vazon e parë e vendos Shqipërinë mes përfaqësueseve me koeficientin më të lartë të kësaj lige, së bashku me ekipe si Islanda, Mali i Zi dhe Kazakistani. Ndërkohë, në vazot e tjera janë përfshirë përfaqësuese si Finlanda, Sllovakia, Bullgaria, Armenia, Bjellorusia, Qipro, Ishujt Faroe, Moldavia, Estonia dhe San Marino, si edhe fitues të ndeshjeve “play off” mes...
Burimi:
sot.com.al