Liga e Kombeve, goglat i japin fat Shqipërisë, kuqezinjtë “fërkojnë” duart

Liga e Kombeve, goglat i japin fat Shqipërisë, kuqezinjtë “fërkojnë” duart

Adriatik BALLA Në Bruksel është hedhur shorti i edicionit të ri të UEFA Nations League. Kombëtarja shqiptare është pozicionuar në Grupin C1 dhe do të përballet me Finlandën, Bjellorusinë dhe San Marinon. Rrugëtimi i Shqipërisë në UEFA Nations League do të nisë në shtator 2026. Ndeshja e parë e fazës së grupeve do të luhet në periudhën 24-26 shtator, ndërsa takimi i dytë është programuar në datat 27-29 shtator. Ndeshja e tretë e grupit do të zhvillohet nga 30 shtatori deri më 3 tetor, ndërsa e katërta në periudhën 4-6 tetor. Takimi i pestë i grupit do të luhet nga 12-14 nëntor, ndërsa përballja e fundit është planifikuar në datat 15-17 nëntor. Ndryshimet në format UEFA Nations League 2026/2027 (Liga e Kombeve), edicioni i pestë...