Liga e Kampioneve/ Përcaktohen katër çerekfinalistët e parë, kalon Reali, PSG ia bën 8-2 Chelsea-it
Nata e së martës solli spektakël të plotë në fazën e 1/8-tës së finales së Champions League. Katër ndeshje të dyta u zhvilluan sonte nëpër stadiumet e Europës, dhe me to u shpallën edhe katër skuadrat e fundit që do të luajnë në çerekfinale. Hija e Bernabeut tremb edhe në “Etihad” Pas fitores 3-0 në “Santiago Bernabeu” javën e kaluar, Real Madrid shkoi në Manchester me avantazhin e garantuar, por “Qytetarët” nuk dorëzuan armët lehtë. Ndeshja e dytë mbaroi 2-1 për madrilenët, duke e mbyllur çiftin me një rezltat të përgjithshëm të thellë 5-1 dhe kështu Real Madrid marshon me autoritet drejt çerekfinaleve. PSG shkatërron ëndrrën e Chelsea Ndeshja më e njëanshme e mbrëmjes u luajt në “Stamford Bridge”. PSG-ja e bindur dhe efektive i...
Burimi:
ntv.al