Lewandowski zbulon idhujt në futboll dhe “pokerin” e Champions-it që ndryshoi karrierën e tij
13 Mars 2026 10:19 Alfred Lleshi Para një jave, Romário intervistoi Robert Lewandowski në kanalin e tij të suksesshëm në YouTube, duke bashkuar dy breza sulmuesish historikë. Sulmuesi polak vlerësoi me kujdes mundësitë europiane të Barçës, duke theksuar se ka nxjerrë mësime nga përvojat e fundit: “Të fitosh Champions nuk është kurrë e lehtë, ka shumë rëndësi fokusimi dhe rregullsia gjatë gjithë eliminatoreve. Kemi mësuar nga sezoni i kaluar dhe nga ndeshja e ‘Copa del Rey’. Nuk mund të presim vetëm ndeshjen e kthimit; të dyja ndeshjet janë të rëndësishme për kualifikim më tej”. Një nga momentet më të veçanta të intervistës ishte kur Romário sugjeroi mundësinë e një finaleje midis Barçës dhe rivalit të përjetshëm, Real Madridit, në Europë. Lewandowski pranoi se do të...
Burimi:
telesport.al