Lewandowski: Sa herë luajmë ndaj Real Madridit është ndeshje e madhe, jemi shumë të lumtur

Lewandowski: Sa herë luajmë ndaj Real Madridit është ndeshje e madhe, jemi shumë të lumtur

12 Janar 2026 8:03 Alfred Lleshi Robert Lewandowski ishte lojtari që analizoi ndeshjen, menjëherë pas vërshëllimës finale. Pas festimit të shkurtër të trofeut, polaku foli për “Movistar” duke pranuar kënaqësinë e madhe. Për ndjesitë: “Jemi shumë të lumtur, edhe një titull më shumë. Sa herë luajmë me Real Madridin është ndeshje e madhe. Luajtëm mirë pjesën e parë, edhe të dytën, kërkuam më shumë gola. Fitore kemi marrë dhe kjo është më e rëndësishmja”. Për planin e lojës: “Reali luajti shumë i mbyllur poshtë dhe ne përpiqeshim të gjenim një mundësi të dytë për të shënuar. Ndonjëherë na duhet pak më shumë durim; nëse krosojmë kemi gjithashtu mundësi. Më e rëndësishmja është që fituam 3-2, kemi një tjetër titull dhe tani jemi shumë, shumë të...