Lewandowski për të ardhmen: Nuk jam as 50% i sigurt për drejtimin që do të marr
10 Mars 2026 14:46 Alfred Lleshi E ardhmja e Lewandowskit te Barcelona mbetet enigmë. Pavarësisht zërave për një largim të mundshëm në fund të sezonit dhe deklaratave të bashkëshortes së tij në janar, që e quajti këtë “ndoshta sezonin e fundit blaugrana”, sulmuesi polak tregohet i kujdesshëm. Në një intervistë për “The Athletic” ai tha: “Nuk e di ende, duhet të shoh ndjesitë. Tani për tani nuk mund të them asgjë për vendimin tim, sepse nuk jam as 50% i sigurt për drejtimin që do të marr. Me moshën dhe përvojën që kam, nuk duhet të vendos menjëherë. Ndoshta pas tre muajsh do të duhet ta bëj, por nuk jam i stresuar. Duhet ta ndiej për ta bërë më të lehtë vendimin për të ardhmen”....
Burimi:
telesport.al