Lëvizje surprizë/ Sulmuesi i Kombëtares ndryshon skuadër
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, pritet të mbyllë aventurën e tij me klubin Al Sharjah për të nisur një kapitull të ri në kampionatin kinez. Pas ndeshjes së fundit ndaj Al Bataeh, ku sulmuesit iu anulua një gol për pozicion të parregullt, bëhet me dije se ai është drejt kalimit te Zhejiang FC. Marrëveshja një kontratë dyvjeçare, nga e cila futbollisti pritet të përfitojë një shumë prej 4 milionë eurosh në sezon. Gjatë qëndrimit të tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, Manaj regjistroi 12 ndeshje zyrtare dhe shënoi dy gola. Ky transferim vjen pas disa raportimeve për një rikthim të mundshëm në Turqi, por oferta nga Lindja e Largët duket se ka bindur lojtarin. Zyrtarizimi i lëvizjes së 28-vjeçarit drejt Superligës kineze pritet të...
Burimi:
sot.com.al