Lëvizje në merkato, Bajerni mund të ketë largime surprizë

Lëvizje në merkato, Bajerni mund të ketë largime surprizë

Bajerni nuk do të jetë aktiv në afrimin e lojtarëve të rinj gjatë merkatos dimëror. Megjithatë, drejtori sportiv Maks Eberl bëri të ditur se mund të ketë disa largime. Bajerni po përgatitet për largime të mundshme në merkaton e dimrit. “Gjithmonë mund të ketë ndonjë lojtar që ndoshta është pak i pakënaqur dhe që, tani që lojtarët e dëmtuar po rikthehen, thotë: dua të bëj diçka ndryshe,” citohet të ketë thënë Maks Eberl.  52-vjeçari nuk përmendi emra konkretë që mund të largohen në janar. Së fundmi, mbrojtësi Sasha Boej është përmendur në media si një kandidat i mundshëm për largim. 25- vjeçari është vetëm rezervë nën drejtimin e trajnerit Kompani. Raportimet tregojnë se ka interes të madh për transferimin e Leon Goretzkës. 30-vjeçari është titullar...