Lëvizja/ Emërllahu shton koloninë shqiptare në kampionatin ukrainas

Lëvizja/ Emërllahu shton koloninë shqiptare në kampionatin ukrainas

Mesfushori i Kosovës, Lindon Emërllahu, është prezantuar te klubi i ri. Ai është transferuar nga Kluzhi rumun te klubi ukrainas, Polisia Zhytomyr. Emërllahu ka firmosur për tri vjet, ndërsa do ta mbajë fanellën me numrin 14. Ai vetëm më 10 shkurt të këtij viti është transferuar te CFR Kluzh në Rumani nga Ballkani i Suharekës. Dhe ende pa u bërë një vit kalon në një vend tjetër. Emërllahu doli herët në skenë te Ballkani. Shkëlqeu në periudhën e Ilir Dajës, duke udhëhequr mesfushën e skuadrës suharekase. Ishte çështje kohe para se të transferohej në ndonjë klub të huaj. Në fillim të këtij viti u realizua transferimi, por pak kush mund të ketë pritur që pas Rumanisë, Ukraina të jetë destinacion i mesfushorit cilësor. “Këtë sezon...