“Leuçemia ia shkaktoi dhe përshpejtoi fundin”, beteja për jetën e Mircea Lucescu: “Fillimisht nuk e besoi, pastaj e pranoi”

“Leuçemia ia shkaktoi dhe përshpejtoi fundin”, beteja për jetën e Mircea Lucescu: “Fillimisht nuk e besoi, pastaj e pranoi”

10 Prill 2026 7:37 Alfred Lleshi Mik prej më shumë se 50 vitesh me “Il Luce”, Ovidiu Ioanițoaia tregoi për “Prima Sport” se çfarë kishte biseduar me Mircea Lucescu, i cili vuante nga një leuçemi e diagnostikuar në fillim të vitit 2026: “Para dy muajsh nuk kishte asgjë, iu shfaq leuçemia që komplikoi gjithçka. Në fakt, prej saj erdhi fundi. U përpoqëm t’ia fshihnim diagnozën, por leuçemia e shkaktoi dhe e përshpejtoi fundin. Ai ishte luftëtar, nuk besonte se humbiste. Fillimisht nuk e besoi, më pas dukej sikur e dinte, por e fshihte. Futbolli ishte gjithçka për të. Nëse do t’i ndalohej të shkonte në Stamboll, do të bëhej edhe më keq shpirtërisht. Ky ishte fati i tij; jetoi shpejt dhe vdiq shpejt. I thashë:...