Leo Messi i prish planet Barcelonës, Inter Miami futet në garë për një nga emrat kryesor të katalanasve në merkato
25 Mars 2026 19:36 Telesport Bernardo Silva ka zyrtarizuar largimin nga Manchester City në fund të këtij sezoni dhe gara për transferimin falas për portugezin sa vjen e po bëhet më e fortë. Një nga klubet më të interesuara për mesfushorin 31-vjeçar është edhe Barcelona. Silva duket si profili i duhur për të plotësuar linjën sulmuese të katalanasve. Por, gara për transferimin e portugezit nuk do të jetë aspak e lehtë. Së fundmi, listës së gjatë të ekipeve që duan Benardo Silva i është shtuar edhe Inter Miami. Ylli kryesor i amerikanëve, Leo Messi, ka kërkuar nga drejtuesit transferimin e mesfushorit portugez, bën të ditur “Fichajes”. Përveç Barcelonës dhe Inter Miami, për portugezin interesohen edhe klubet e Serie A si Juventus dhe Inter.
Burimi:
telesport.al