Lens nuk heq dorë nga gara për titullin, shpreson për një “dhuratë” nga Marseille

Lens nuk heq dorë nga gara për titullin, shpreson për një “dhuratë” nga Marseille

7 Shkurt 2026 19:42 Telesport Lens nuk mund të quhet më thjesht surpriza e këtij sezoni në Ligue, por mund të themi me plot gojën që është ekipi rival i PSG-së për titullin kampion. Lens fitoi sot 3-1 në shtëpi ndaj Rennes, edhe pse miqtë kaluan në avantazh të parët, edhe spe vendasit luajtën pjesën më të madhe të pjesës së dytë me një lojtar më pak. Esteban Lepaul shënoi i pari për miqtë në minutën e 8-të, Odsonne Edouard barazoi shifrat në minutën e 41-të për vendasit. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1. Ruben Aguilar shënoi për Lens golin e avantazhit në minutën e 54-të dhe dy minuta më pas, la fushën e lojës, për shkak se mori kartonin e dytë të...