Legjionarët/ Nga Seferi te Broja, ja kuqezinjtë që spikatën më shumë

Legjionarët/ Nga Seferi te Broja, ja kuqezinjtë që spikatën më shumë

Paraqitja e lojtarëve të Shqipërisë në ligat e ndryshme europiane dhe më gjerë është përgjithësisht e mirë, por jo në nivelet më të larta sikurse do të dëshironte në këtë fazë stafi teknik i përfaqësueses, pasi në prag të ndeshjeve të “play-off”-it të Botërorit duhen futbollistë në top-formë. Në fakt, në prag të publikimit të listës së lojtarëve për ndeshjet e fazës “play-off” ndaj Polonisë më 26 mars, futbollistët e Kombëtares shqiptare kanë dhënë sinjale mjaft pozitive me klubet e tyre në kampionatet ku aktivizohen. Një nga protagonistët e javës ishte Taulant Seferi, i cili vazhdon të jetë vendimtar për Bodrumspor. Sulmuesi shqiptar gjeti rrugën e rrjetës në ndeshjen ndaj Igdir FK, duke realizuar nga pika e bardhë e penalltisë. Lajme të mira vijnë edhe...