Legjionarët, fundjava ishte e mirë për Seferin dhe Laçin, Vrioni kthehet në Europë
Adriatik BALLA Kombëtarja dhe trajneri Silvinjo kërkojnë lojtarë në formë për ndeshjet vendimtare të muajit mars në “play-off”-in e Botërorit. Ndërkohë, vijojnë paraqitjet pozitive të futbollistëve kuqezi që aktivizohen me klubet e tyre, duke konfirmuar formën e mirë dhe rolin e rëndësishëm në skuadrat respektive në kampionatet europiane. Qazim Laçi ishte protagonist në Turqi me Rizesporin, duke dhënë asist në barazimin 2-2 ndaj Basaksehir. Mesfushori i Kombëtares asistoi në golin e dytë të shënuar nga Mihaila në minutën e 68-të, duke regjistruar asistin e katërt sezonal në 19 ndeshje kampionati. Laçi numëron gjithashtu edhe 3 gola këtë sezon, duke qenë një nga elementët më konstantë të skuadrës së tij. Paraqitje shumë të mirë zhvilloi edhe Taulant Seferi me Bodrumspor. Sulmuesi shqiptar shënoi një gol në...
Burimi:
sot.com.al