Legjenda gjermane: Real Madridi është klubi më antipatik në Europë

Legjenda gjermane: Real Madridi është klubi më antipatik në Europë

7 Prill 2026 11:29 Alfred Lleshi Ndeshja e parë çerekfinale e Champions League mes Real Madridit dhe Bayern Munich po nxehet. Pas kritikave të Matthäus ndaj Vinicius, Markus Babbel, ish-lojtar i Bayernit dhe Liverpool-it, nuk ngurroi të sulmonte skuadrën galaktike spanjolle. “Real Madridi është klubi më antipatik në Europë dhe do të ishte fantastike nëse Bayerni do të kalonte në raundin tjetër”, – tha Babbel për “Sky90”. Sipas tij, “sjellja e klubit merengues në vitet e fundit është jashtëzakonisht anti-sportive, duket se mendojnë se janë më të mirë se të tjerët dhe kjo më irriton shumë”. Babbel përmendi edhe bojkotin e Real Madridit ndaj gala-së së “Topit të Artë” kur Vinicius nuk e fitoi çmimin: “Nëse një nga lojtarët tanë nuk fiton, ne nuk bojkotojmë...