Leclerc: Nuk jemi aq afër me Mercedes sa mendojnë njerëzit, rivalizojmë vetëm në xhirot e para

Leclerc: Nuk jemi aq afër me Mercedes sa mendojnë njerëzit, rivalizojmë vetëm në xhirot e para

Dy podiume në dy gara me dy pilotë të ndryshëm, dy starte super të garës dhe një vend i dytë në renditjen e konstruktorëve pas vetëm dy garish, fillimi i këtij sezoni për Ferrari është mjaft pozitiv. Por, për fat të keq për shpresat e titullit të Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton, ata do të përballen në një duel të fortë me Mercedes, që i ka fituar dy garat e para. Në konferencën për shtyp në Suzuka, ku zhvillohet gara e radhës, Leclerc u pyet nëse Ferrari mund t’i sfidonte seriozisht “shigjetat e argjendta”, jo vetëm duke i shoqëruar ata në podium. “Nuk mendoj se jemi aq afër sa mendojnë njerëzit“, deklaroi piloti i Ferrari. “Në garat e para shohim shumë beteja midis makinave, gjë...