Leclerc: Jam rritur si tifoz dhe tani jam pilot, e ëndërroj një titull me Ferrari
I dashur nga tifozët e Ferrari dhe miliona entuziastë në të gjithë botën, Charles Leclerc ndoshta ka fituar më pak gara sesa meritonte në karrierën e tij deri më tani dhe ende po ndjek titullin botëror që është ëndrra e çdo piloti të Formula 1. Megjithatë, ai është bërë një forcë absolute veçanërisht për shkak të lidhjes së tij të fortë me Ferrari. I intervistuar së fundi, Leclerc foli për marrëdhënien e tij unike me “kokëkuqen”. Monegasku është rritur në Akademinë e pilotëve të Ferrari, ka qenë një pilot i rregullt i saj që nga viti 2019 dhe nuk përjashtohet mundësia që ai të vendosë të kalojë pjesën tjetër të karrierës së tij me ekipin e Maranello. Një dashuri që tejkalon profesionin e tij dhe...
Burimi:
telesport.al