Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Leclerc: Ishte sezoni më zhgënjyes me Ferrari, jam i sigurtë që viti 2026 do të jetë ndryshe
31 Dhjetor 2025 9:37 Telesport Nuk ka qenë një sezon i lehtë për Charles Leclerc dhe Ferrari. Frustrim është ndoshta fjala që përshkruan më së miri fushatën e vitit 2025 të monegaskut, viktimë e një makine jo-konkurruese pavarësisht performancave premtuese. Performancat e Leclerc janë penguar nga kufizimet teknike të makinës së tij krahasuar me McLaren dhe, veçanërisht në gjysmën e dytë të vitit 2025, Red Bull dhe Mercedes. Ai siguroi një “pole position” dhe shtatë podiume, shifra të vakta për një makinë legjendë në Formula 1. Megjithatë, Ferrari do të rifillojë për t’u përballur me sfidën e rregulloreve të reja të vitit 2026. Një sfidë që Leclerc mezi pret ta fillojë: “Makina është bërë gjithnjë e më e vështirë për t’u drejtuar këtë vit. Por...