LeBron i jep fitoren Lakers në fushën e Warriors, ekipi i New York fiton duelin me Boston
Skuadra e Lakers është rikthyer te fitorja në NBA, duke mundur 119-103 Golden State jashtë fushe. LeBron James me 26 pikë ishte shënuesi më i mirë për Lakers. Pa probleme fiton edhe Houston, që falë 29 pikëve të Kevin Durant, mundi 1134-102 Philadelphia. Në Lindje, skuadra e New York mundi 112-106 Boston, një përballje mes dy ekipeve që luajnë për vendin e dytë. Dyshja Hart-Brunson realizoi 51 pikë për nju-jorkezët. Skuadra e Toronto mundi 128-114 Miami, sfidë ku shkëlqeu Brandon Ingram, autor i 38 pikëve. Jashtë fushe fiton edhe Chicago, që triumfoi 119-108 në shtëpinë e Washington, një fitore për statistikë. Për Bulls u dallua Tre Jones, që realizoi 31 pikë. Pa shumë vlera edhe fitorja e Indiana, jashtë zonës play off, që mundi 123-94...
Burimi:
telesport.al