Leao: Tri pikë të rëndësishme, derbi ndaj Interit do të luhet për “jetë a vdekje”
2 Mars 2026 8:19 Alfred Lleshi “Kemi një objektiv, që është rikthimi në Champions. Kjo ndeshje ishte thelbësore për tri pikët”, – deklaroi Rafa Leao për DAZN pas fitores së Milanit ndaj Cremoneses. Tani vjen derbi: “Duhej ta mbyllnim mirë këtë ndeshje dhe ta fitonim, kështu ndodhi. Kundër Interit do të jetë një tjetër sfidë; nuk them vendimtare, por derbi është gjithmonë një ndeshje personale për të gjithë ne. Arrijmë aty me respekt maksimal për Interin, që është një skuadër e madhe, por me dëshirën për rezultat. Duhet ta përgatisim shumë mirë dhe trajneri e njeh këtë ndeshje. Sipas meje, do të arrijmë gati”. Për kuptimin e derbit shtoi: “Është një ndeshje shumë e bukur për t’u luajtur. Kjo javë ndihet që në fillim, edhe...
Burimi:
telesport.al