Leao: Para Milanit më kërkoi Interi, por refuzova. Derbi është çështje ‘jete a vdekjeje’
Në një intervistë për CBS, Rafael Leao tregoi fillimisht mbërritjen te Milani: “Interi telefonoi drejtorin sportiv të Lille për mua, por nuk isha i bindur. Ndiqja Milanin e Maldinit dhe idhullit tim Ronaldinho. I thashë Lille se do të qëndroja edhe një vit. E mbyllëm të dytët dhe do të luanim në Champions, por më thanë se më kërkonte Milani. Më telefonoi Paolo Maldini, më tha se më kishte ndjekur gjatë sezonit dhe më pyeti nëse doja të shkoja te Milani. Pastaj firmosa”. Më tej shtoi: “Pas ndeshjes së fundit më thanë se isha lojtari më i mirë i sezonit. Nuk e prisja, ka qenë padyshim një nga sezonet e mia më të mira si në aspektin personal, ashtu edhe në atë ekipor. Roli i...
Burimi:
telesport.al