Leao “ndizet dhe fiket”. Milani e nxjerr në merkato pas tekave në “Olimpico”

Leao “ndizet dhe fiket”. Milani e nxjerr në merkato pas tekave në “Olimpico”

Llogaritë nuk dalin dhe nuk është vetëm çështje golash. Rafa Leao dhe Milani nuk kanë qenë kurrë kaq larg sa sot, as në ditët e rinovimit të vështirë me frikën, tipike kuqezi, për ta humbur falas. Askush nuk e vë në diskutim talentin e lojtarit, por Rafa është i paqëndrueshëm jo vetëm brenda kampionatit, por shpesh edhe brenda ndeshjeve, ku “zhduket” për periudha të gjata dhe shfaq një qëndrim që nuk i pëlqen Allegrit e drejtuesve. E tillë ishte sjellja e tij e fundit në “Olimpico”; dalja e ngadaltë nga fusha kur Milani duhej të rikuperonte, reagimi i nervozuar i Igli Tares në tribunë dhe debati me Pulisic në dhomat e zhveshjes. Kjo ndryshoi trajektoren e një lojtari që duhej të ishte shtylla e ekipit...