Lazio i merr tri pikët Milanit dhe i humbet shansin të përfitojë ndaj Interit

Lazio i merr tri pikët Milanit dhe i humbet shansin të përfitojë ndaj Interit

Lazio i shkakton Milanit humbjen e tretë të sezonit dhe i humbet shansin për të përfituar nga hapi fals i Interit pas barazimit të së shtunës me Atalantën. Edhe pse kuqezinjtë ishin dominues në lojë dhe në raste, sërish vendasite Sarrit arrijnë që të marrin tri pikët duke fituar një ndeshje shumë të vështirë. Isaksen arriti të shënojë në minutën e 26-të dhe ky rezultoi goli i vetëm i rregullt i takimit. Tentativat e Milanit ishin të shtumta dhe u shtuan me kalimin e minutave deri në mbyllje të ndeshjes, por nuk arritën të shënonin një gol të vlefshëm, edhe pse arritën të shënonin me Atekamen, por goli i tij u anullua për pozicion jashtë loje.