“Lautaro jeton për golat, e shoh vetëm tek Interi. Esposito? Ka të ardhme të ndritur”

“Lautaro jeton për golat, e shoh vetëm tek Interi. Esposito? Ka të ardhme të ndritur”

20 Janar 2026 9:21 Alfred Lleshi Ivan Zamorano, një nga sulmuesit më ikonik të historisë së Interit, ka folur për “Gazzetta dello Sport” mbi mënyrën se si skuadra e Chivu mund ta përballojë Arsenalin; pa u tjetërsuar dhe duke besuar te sistemi i trajnerit rumun. “Ai e ka fshirë nga mendja e lojtarëve zikaltër 5-0 e Mynihut. Mjafton të mos mendohet se këta lojtarë janë një shkallë poshtë atyre të Arsenalit”. Lavdërime të mëdha për Lautaro Martinez: “E njeh potencialin e tij gjigant, por mund të përmirësohet ende. Nuk e shoh askund tjetër veçse tek Interi”. Zamorano thekson stilin luftarak të argjentinasit, aftësinë për të mbajtur topin dhe instinktin për golin: “Merr frymë për të tundur rrjetën, ka një radar që i tregon ku është...