Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Largohet nga Reali , zbulohet skuadra e re e lojtarit të njohur
Real Madridi dhe Lyon kanë arritur marrëveshje për huazimin e Endrick te klubi francez deri në fund të sezonit. Transferimi realizohet në formë huazimi të thjeshtë, pa opsion blerjeje. Interesi i Lyonit për 19-vjeçarin kishte kohë që ishte i njohur dhe negociatat mes palëve kishin avancuar prej javësh. Sipas mediave franceze, marrëveshja është mbyllur mbrëmjen e së hënës. Endrick pritet të zyrtarizohet si lojtar i Lyonit brenda 48 orëve të ardhshme. Braziliani kishte shprehur pakënaqësi për minutazhin e kufizuar te Real Madridi. Huazimi synon t’i ofrojë më shumë hapësira lojtari në prag të Kupës së Botës 2026. Ai do të kërkojë të rrisë shanset për t’u përfshirë në planet e trajnerit Carlo Ancelotti.