Largohet me lot në sy nga fusha, Berat Gjimshiti dëmtohet dhe lë lojën përpara kohe

Largohet me lot në sy nga fusha, Berat Gjimshiti dëmtohet dhe lë lojën përpara kohe

Berat Gjimshiti ka lënë fushën e blertë përpara kohe këtë mbrëmje. Mbrojtësi shqiptar është larguar nga loja në minutën e 43-të në përballjen ndaj Torinos. Arsyeja ishte një dëmtim i pësuar pasi goditi portën kundërshtare. Nga raportimet e para në mediat italiane mësohet se kapiteni i Kombëtares shqiptare ka pësuar një tronditje të fortë në kockën e legenit, duke përfshirë edhe muskujt anësorë të barkut. Gjimshiti u largua nga fusha me lot në sy, ndërsa ende nuk dihet se për sa kohë do të qendrojë larg tapetit të blertë./Sport Ekspres/