“Largimi s’kishte lidhje me futbollin”, lojtari homoseksual akuzon skuadrën e mëparshme

“Largimi s’kishte lidhje me futbollin”, lojtari homoseksual akuzon skuadrën e mëparshme

Joshua Cavallo, futbollisti i parë i cili ka deklaruar se është homoseksual, thotë se u përjashtua nga klubi i mëparshëm për shkak të “homofobisë së brendshme.” Cavallo, i cili së fundmi iu bashkua ekipit Stamford AFC pas largimit nga Adelaide United në maj të vitit të shkuar, u kthye në sensacion lajmesh në vitin 2021 kur deklaroi orientimin e tij seksual, me mbështetjen e klubit australian. Në një postim në rrjetet sociale, Cavallo tha se zyrtarët e Adelaide United më pas e kishin mënjanuar për të njëjtën arsye, edhe pse një zëdhënës i ekipit “e refuzoi kategorikisht.” “Më është dashur pak kohë për të përpunuar sesi mori fund epoka ime tek Adelaide United, por mendoj se tifozët meritojnë ndershmëri. Largimi nga klubi nuk kishte lidhje...