Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Lara Colturi rikthehet në podium, renditet e treta në garën e sllallomit zhvilluar në Austri
28 Dhjetor 2025 18:45 Telesport Skiatorja shqiptare Lara Colturi është renditur në vendin e tretë në garën e sllallomit, zhvilluar të dielën në pistën e Semmering në Austri. Një rikthim në podium në garat e Kupës së Botës për skiatoren 19-vjecare shqiptare, që e mbyll vitin 2025 në mënyrën më të mirë të mundshme. Një tjetër paraqitje shumë e mirë për skiatoren shqiptare, që siguroi podiumin e katërt sezonal (të gjitha në këtë disiplinë), të gjashtin në karrierën e saj. Ajo rivalizoi me më të mirat, por pa mundur dot të fitojë, por tregoi se është ende pretendente për suksesin e parë. Pas zbritjes së parë, Colturi u rendit e dyta me kohën 54“79, ndërsa në zbritjen e dytë dha kohën 54”60. Kështu, pas dy...