Lara Colturi me një rezultat të shkëlqyer në zbritjen e parë, por ndalet në momentin final!

Lara Colturi me një rezultat të shkëlqyer në zbritjen e parë, por ndalet në momentin final!

Skiatorja shqiptare, Lara Colturi, vazhdon të tregojë nivel të lartë dhe konkurrueshmëri në etapën e Kupës së Botës, këtë herë në pistën ikonike të Semmeringut, Austri. Në zbritjen e parë të Slalomit, Lara realizoi një paraqitje brilante, duke u renditur e 3-ta në botë, rezultat që konfirmon ritmin, teknikën dhe qëndrueshmërinë e saj mes skiatoreve më të mira ndërkombëtare. Megjithatë, në zbritjen e dytë dhe atë finale, një pengesë gjatë manovrave teknike bëri që Lara të mos mund ta përfundonte garën, duke u detyruar të ndalonte para vijës së fundit. Podiumi i zbritjes finale u përmbyll si vijon: Julia Scheib (Austri)Camila Rast (Zvicër)Valerie Grenier (Kanada) Çdo zbritje është një hap më pranë objektivave të mëdha për Shqipërinë në etapën e Kupës së Botës dhe drejt...