Lara Colturi: Gabova në lëshim e dytë, shpresoj të jap më të mirën në garën e ardhshme

Lara Colturi: Gabova në lëshim e dytë, shpresoj të jap më të mirën në garën e ardhshme

Teksa emocionoi të gjithë  Shqipërinë në lëshimin e parë në slalomin gjigant me atë kohë fantastike, nuk ka shkuar mirë për Lara Colturin lëshimi i dytë. Skiatorja shqiptare ka gabuar në disa porta duke humbur kohë të vlefshme për renditjen e përgjithshme duke u pozicionuar në vendin e  16-të. Në një intervistë ekskluzive për RTSH menjëherë pas garës, skiatorja e talentuar ka treguar emocionet e kësaj eksperience. “Është e vërtetë që bëra një lëshim të parë fantastik dhe këtë nuk e kuptova derisa arrita në fund të pistës. Aty kuptova që kisha bërë kohën më të mirë deri në atë moment. Nuk bëra mirë në lëshimin e dytë, dhe nuk e di ende se faji i kujt ishte, i pistës apo i skive. Megjithatë ndjehem...