Laporta udhëton bashkë me ekipin, ja “armata” e Flick në kërkim të përmbysjes

Laporta udhëton bashkë me ekipin, ja “armata” e Flick në kërkim të përmbysjes

13 Prill 2026 12:22 Alfred Lleshi Tifozëria e Barcelonës beson te përmbysja dhe presidenti i zgjedhur, Joan Laporta, nuk dëshiron ta humbasë ndeshjen në “Metropolitano”. Laporta udhëtoi bashkë me delegacionin blaugrana drejt Madridit, me bindjen se skuadra e tij mund ta përmbysë humbjen 2-0 të ndeshjes së parë dhe të sigurojë kualifikimin në gjysmëfinalet e Champions League. Rafa Yuste, president në detyrë, udhëheq delegacionin katalanas, por lojtarët do të kenë gjithashtu mbështetjen e presidentit të rizgjedhur, shumë i dashur në dhomën e zhveshjes, i cili nuk mund ta marrë detyrën zyrtarisht deri më 1 korrik. Laporta është ftuar në lozhën e “Metropolitano” nga kolegu Enrique Cerezo, president i Atlético Madridit, ndaj nuk ka dashur ta humbasë rastin për të qenë pranë Hansi Flick dhe futbollistëve...