Laporta rizgjidhet president: Ky rezultat është shumë bindës, na bën të pandalshëm
16 Mars 2026 8:22 Alfred Lleshi Pranë mesnatës, Joan Laporta u shfaq në “Auditori 1899”, i shoqëruar nga drejtuesit e kandidaturës së tij, pasi u konfirmua fitues i zgjedhjeve presidenciale të Barcelonës. Në skenë e prisnin Josep Cubells dhe Rafa Yuste, ndërsa Laporta doli së bashku me gjithë anëtarët e bordit dhe maskotën e klubit, Cat. “Ky rezultat është bindës dhe na jep shumë forcë, aq shumë sa na bën të pandalshëm. Askush nuk do të na ndalë”, – deklaroi Laporta mes duartrokitjeve dhe thirrjeve “president, president”. Ai falënderoi anëtarët e klubit për pjesëmarrjen: “Faleminderit këtij klubi të mrekullueshëm, Barçës, ku anëtarët ende votojnë se kush do t’i përfaqësojë. Ishte një festë e demokracisë dhe e barcelonizmit”. Laporta vlerësoi gjithashtu punën e drejtuesve dhe stafit të...
Burimi:
telesport.al