Laporta për rinovimin e Flick: Asnjë nxitim, do të flasim me qetësi në fund të sezonit

Laporta për rinovimin e Flick: Asnjë nxitim, do të flasim me qetësi në fund të sezonit

3 Prill 2026 10:09 Alfred Lleshi Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, i rizgjedhur së fundmi, dha një intervistë për “Sport” ku foli për të ardhmen e Hans-Dieter Flick. Trajneri erdhi në verën 2024 dhe ka kontratë deri më 30 qershor 2027: “Në fund të sezonit do të flasim me qetësi, nuk është e nevojshme tani. Është një njeri shumë i ndershëm dhe profesionist. Mendoj se e meriton rinovimin, por preferon ta analizojë situatën në fund dhe të vendosë. Nëse rinovojmë edhe për një vit, kontrata e tij do të ishte e sigurt. Besoj se mendon që një kontratë shumë e gjatë mund të bëjë të duket sikur po rehatohet”. Më tej shtoi: “Nëse rinovojmë për një vit tjetër, do ketë atë që dëshiron”. Pra, nuk...