Laporta, pas rizgjedhjes president: Ja dy rinovimet e para strategjike te Barcelona

Laporta, pas rizgjedhjes president: Ja dy rinovimet e para strategjike te Barcelona

Me Font jashtë skenës dhe mandatin e rikonfirmuar, presidenti i zgjedhur i Barcelonës, Joan laporta, ka liri për të konsoliduar dy pika kyçe të projektit të tij blaugrana. Nga njëra anë, drejtori sportiv Deco, me të cilin ka bërë marrëveshje të rëndësishme dhe ka blinduar Lamine Yamal. Gjithsesi, prioriteti i menjëhershëm është të shpërblehet edhe trajneri Hansi Flick. “Ai që duhet të negociojë deri në korrik është Rafa Yuste, si president, me Deco dhe përfaqësuesin e tij. Personalisht do të jap opinionin tim, por nuk mund të kryej veprime përfaqësimi apo dispozicioni, – shpjegoi Laporta për rinovimin e trajnerit. – Bordi aktual mund të rinovojë me Flick. Me një bord në vijimësi nuk do të ketë surpriza. Nëse situata të ishte ndryshe, mund të vendosej...