Lakers turpërohen në fushën e tyre, triumfojnë Boston, Philadelphia dhe Clippers

Lakers turpërohen në fushën e tyre, triumfojnë Boston, Philadelphia dhe Clippers

Lakers kanë pësuar një humbje të turpshme në shtëpi, teksa janë mundur 128-106 nga Detroit, skuadra që udhëheq renditjen në Konferencën e Lindjes. Cunningham me 27 pikë u dallua për miqtë, ndërkohë që 67 pikë erdhën nga lojtarët e stolit. Jashtë fushe fiton edhe Boston, që mposhti 129-119 Utah Jazz. Sfidë ku dyshja White-Brown realizoi 50 pikë së bashku, duke bërë diferencën në fushë për Celtics. Pas kohës shtesë triumfon Philadelphia, që mundi 139-136 Memphis. Për miqtë u dalluan Tyrese Maxey dhe Joel Embiid, që realizuan nga 34 pikë secili. Fiton edhe ekipi i Clippers, që falë 33 pikëve të Leonard, mundi 131-90 Sacramento. NBA-Rezultatet e sotme Memphis – Philadelphia, 136-139 Utah Jazz – Boston, 119-129 Lakers – Detroit, 106-128 Clippers – Sacramento, 131-90