Lakers “turpërohen” edhe nga San Antonio, fitore në shtesë për Indiana, triumfojnë Houston e Phoenix
11 Shkurt 2026 8:10 Telesport Një ditë pas humbjes me Oklahoma, skuadra e Lakers u mund në fushën e saj edhe nga San Antonio, me rezultatin 136-108. Victor Wembanyama realizoi 40 pikë e 12 rebound për Spurs, ndërsa për Lakers munguan Doncic e James. Pas kohës shtesë triumfon skuadra e Indiana, që mundi 137-1345 New York, surprizën e këtij sezoni. Tetë lojtarë të Indiana realizuan mbi 10 pikë, ku shkëlqeu Pascal Siakam me 30 pikë (Brunson 40 pikë për nju-jorkezët). Nuk zhgënjen ekipi i Houston, që mundi 102-95 Clippers dhe bëhet forca e tretë në Perëndim (Kevin Durant realizoi 26 pikë). Fiton edhe skuadra e Phoenix, që falë 48 pikëve të lojtarëve të stolit mundi 120-111 Dallas. NBA-Rezultatet e sotme New York – Indiana, 134-137...
Burimi:
telesport.al