Lajme të mira për Xabi Alonso; kapiteni zhvillon një pjesë të stërvitjes me grupin

Lajme të mira për Xabi Alonso; kapiteni zhvillon një pjesë të stërvitjes me grupin

3 Janar 2026 8:41 Alfred Lleshi Carvajal rikthehet në fushë. Rreth 70 ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale në gjurin e djathtë për heqjen e një trupi të lirë, mbrojtësi spanjoll ka hedhur një hap të rëndësishëm në rikuperim. Në seancën e djeshme ai ka marrë pjesë në një pjesë të stërvitjes me grupin, duke shënuar nisjen e rikthimit gradual në skuadër. Sinjalet janë inkurajuese dhe mbajnë të hapur mundësinë e grumbullimit për Superkupën e Spanjës, një lajm shumë pozitiv për Xabi Alonso. Trajneri, muajin e fundit, është përballur me mungesën e të dy mbrojtësve të djathtë. Përveç Carvajal, edhe Trent, i ndalur që nga 3 dhjetori, ka qenë jashtë, ndonëse tani është rikthyer në stërvitje në fushë. Kjo mungesë e dyfishtë ka krijuar vështirësi në krahun...