Lajme të mira për Neuer, rikuperon nga dëmtimi dhe synon të jetë në portë në sfidën ndaj Borussia

Lajme të mira për Neuer, rikuperon nga dëmtimi dhe synon të jetë në portë në sfidën ndaj Borussia

Portieri gjerman Manuel Neuer, që pësoi një këputje të muskulit të pulpës gjatë ndeshjes ndaj Werder Bremen rreth 10 ditë më parë, mund të rikthehet në fushë më herët se sa parashikohej. Gjatë kësaj periudhe, Jonas Urbig e ka zëvendësuar atë në portën e Bayern Munich, por 39-vjeçari synon të jetë në gjendje të kthehet në kohë për ndeshjen e madhe të kësaj fundjave kundër Borussia Dortmund. Sipas “Kicker”, ka shpresë të re për rikthimin e portierit në fushë, pasi ai u rikthye në stërvitje më herët se sa pritej. Kjo ishte seanca e parë stërvitore individuale që nga dëmtimi i tij, kështu që është vetëm hapi i parë drejt një rikthimi të mundshëm. Kapiteni i Bayern Munich është shfaqur 18 herë në Bundesliga këtë...