Lajme të mira për Allegrin. Rikthehet Saelemaekers, stërvitet me grupin kuqezi

Lajme të mira për Allegrin. Rikthehet Saelemaekers, stërvitet me grupin kuqezi

16 Shkurt 2026 13:35 Alfred Lleshi Max Allegri ka arsye për të buzëqeshur, pasi Milani ka rikuperuar një nga elementët e rëndësishëm të skuadrës. Gjatë seancës stërvitore të mëngjesit të së hënës, Alexis Saelemaekers u rikthye plotësisht në punën me grupin, duke u vënë nën urdhrat e trajnerit për përgatitjen e ndeshjes së të mërkurës ndaj Como-s, sfidë e prapambetur e Serie A, e shtyrë më parë për shkak të ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore “Milano-Cortina”. Anësori belg ishte zëvendësuar në pushimin e ndeshjes së 25 janarit kundër Romës për shkak të një problemi fizik në aduktorë. Që nga ai moment mungoi në dy ndeshjet pasuese të kampionatit, transfertat e fituara ndaj Bologna dhe Pisa. Tashmë, zbarkimi i tij në fushë duket shumë pranë...