Lajme të mira nga infermieria për Carrick: 5 lojtarë të dëmtuar rikthehen në dispozicion për fundin e sezonit

Lajme të mira nga infermieria për Carrick: 5 lojtarë të dëmtuar rikthehen në dispozicion për fundin e sezonit

9 Prill 2026 11:02 Telesport Trajneri i Manchester United, Michael Carrick, ka konfirmuar sot se mbrojtësi Lisandro Martinez është rikthyer në formë pasi një lëndim bëri që ai të humbiste pesë ndeshjet e fundit të Premier League. Martinez u pa duke u stërvitur të martën gjatë kampit stërvitor të klubit në Dublin dhe është një rikthim i rëndësishëm për “djajtë e kuq”, pasi kolegu i tij Harry Maguire është i pezulluar për ndeshjen e së hënës në mbrëmje kundër Leeds. Carrick konfirmoi se Mason Mount është gjithashtu rikthyer në formë të plotë. Mesfushori hyri në lojë në minutën e 89 kundër Bournemouth, në rikthimin e tij në fushë që nga derbi i Manchesterit në mesin e janarit. Patrick Dorgu po punon për rikuperimin e tij...