Lajme pozitive nga Anglia, Armando Broja zbret në fushë
Situata e dëmtimit të Armando Brojës në Angli duket se po përmirësohet gradualisht, por rikthimi i tij në fushë mbetet ende i paqartë. Sulmuesi 24-vjeçar mungon në stërvitjet me ekipin që prej 20 shkurtit, pasi pësoi një dëmtim që fillimisht u konsiderua i lehtë. Trajneri i Burnleyt, Scott Parker, ka konfirmuar se futbollisti i kombëtares shqiptare ka nisur të bëjë stërvitje të lehta dhe ka zbritur në fushë, megjithatë ende nuk është gati për t’u bashkuar plotësisht me skuadrën. “Armando vazhdon të jetë jashtë stërvitjes me grupin, por po zhvillon vetëm seanca të lehta. Ai është në rrugën e duhur dhe do të shohim si do të jetë situata në fundjavë”, u shpreh Parker. Gjendja e Brojës ka shqetësuar edhe stafin e kombëtares shqiptare dhe...
Burimi:
ntv.al