Lajm i mirë për Kombëtaren, lojtari polak humb ndeshjen me Shqipërinë
Edhe 10 ditë na ndajnë nga përballja “play off” mes Polonisë dhe Shqipërisë. Trajnerët e të dy kampeve nuk i kanë bërë ende publike zgjedhjet e tyre. Listat e Kombëtareve do të jenë të ndikuara edhe nga dëmtimet e pësuar nga lojtarët së fundmi. Pjesën e lëndimeve duket se nuk do ta vuajë vetëm Shqipërië, por edhe skuadra kundërshtare. Adam Buksa nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit të Polonisë për sfidën me kuqezinjtë. Sulmuesi polak është dëmtuar dhe lajmin e ka konfirmuar vetë klubi i tij, Udinezja./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com