Lajm i keq për Kombëtaren në prag të sfidës me Poloninë, Manaj largohet nga fusha që në minutën e 7
Situata në repartin e sulmit të Kombëtares shqiptare nuk duket pozitive. Daku është i dëmtuar, ndërsa Broja sapo ka kaluar lëndimin e tij dhe është pa minuta në këmbë. Si për të mos u mjaftuar me kaq, një tjetër problem është shfaqur për Silvinjon. Rei Manaj rrezikon tashmë ndeshjen kundër Polonisë. Ndeshja e sotme zgjati vetëm 7 minuta për sulmuesin shqiptar. Manaj u largua nga fusha i dëmtuar në përballjen ndaj Ymranijesporit. Mbetet për t’u parë nëse bëhet fjalë për diçka serioze, apo rikthimi i tij do të jetë i shpejtë./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com